Aqua Maris Thalassotherapy
15.50€
Doza:
Prodhuesi: Aqua Maris
Kategoria: Kozmetika
Detaje:
Aqua Maris Thalassotherapy është një sistem natyral për shpëlarjen e hundës dhe sinuseve, i bazuar në kripë deti nga Adriatiku e pasur me mbi 80 minerale dhe i pasuruar me vajra esencialë të mirtes dhe smiljes. Ky sistem përfshin një enë anatomike për shpëlarje dhe qese me kripë, të cilat përgatiten në një tretësirë izotonike për pastrim të thellë të rrugëve të frymëmarrjes. Shpëlarja ndihmon në largimin e mukusit, alergjenëve, baktereve dhe papastërtive, duke reduktuar inflamacionin dhe duke përmirësuar frymëmarrjen. Rekomandohet për persona me rinit, sinusit, alergji, pas ndërhyrjeve kirurgjikale në hundë (me këshillë mjeku), si dhe për higjienë të përditshme të hundës. Falë veprimit të butë dhe natyral, sistemi është i përshtatshëm për përdorim të rregullt dhe ndihmon në hidratimin dhe mbrojtjen e mukozës së hundës, duke rikrijuar efektin e dobishëm të ajrit detar gjatë gjithë vitit.
← Back